Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në fjalimin e saj të lamtumirë pas përfundimit të mandatit tha se Amerika do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë me investime për t’u fuqizuar në bashkëpunimet për ekonominë.

Ambasadorja Kim tha se Shqipëria duhet të zbatojë kërkesën e SHBA për çrrënjosjen e korrupsionit në gjykata dhe reformën në drejtësi për të qenë një aleat më i fortë.

“Sulmet kibernetike të Iranit treguan kërcënime të reja që duhet të përballemi së bashku, SHBA i kanë akorduar 50 milionë dollarë përpjekjeve Shqipërisë për të përforcuar mbrojtjen kibernetike, kjo është mbështetja më e madhe që kemi dhënë ndonjëherë. Ka ende vend për përparim por po ndodh, mund t’ju kujtohet që në tetor të 2020 firmosëm memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin ekonomik që çoi në një sërë investimesh të SHBA në Shqipëri. Këto investime do ti mundësojë Shqipërisë që të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajon. Kemi nënshkruar dhe memorandumin për telekomunikacionin. Investimet e huaja të SHBA arritën deri në 235 milionë dollarë, dyfish para pandemisë.

Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme, jam besim plotë se investimet do të rriten dhe Shqipëria do të përmirësojë rregullat për biznesin, çrrënjos korrupsionin në Gjykatat dhe zbaton të drejtat e pronës. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është çështje morale por kërkesë e SHBA që Shqipëria të jetë aleat më i fortë. Shqipëria ishte e para që doli vullnetare për të strehuar afganët, populli shqiptar meriton respekt për atë që ka bërë”, tha

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re