Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi siç u shpreh ai “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

“Këto ditë, Jared Kushner një sipërmarës amerikan dhe dhëndri i ish presidentit Trump shpalli ambicien për të investuar në  në dy projekte turistike në Shqipëri.  Po ata  që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime në turizëm dhe investime direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi sesi doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.

Hija e ish presidentit amerikan dhe frika provinciale në fakt nga zemërimi i tij, ju kujtohet si thoshin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku  jam sot, i pengon ata më gojështhururit që ti bashkëngjiten këtyre zërave dhe të lëshojnë rufetë e akuzave dhe shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit që kam hyrë në një mega aferë korrupotive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re