5 gushtNë qytetin e Beratit po punohet me intensitet për fazën e fundit të rehabilitimin e rrugës “Antipatrea” përmes vendosjes së sinjalistikës e cila përmirëson edhe sigurinë rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo i cili thekson se përmes investimeve publike synohet edhe zhvillimi ekonomik i qytetit.

Projektet që kanë nisur të zbatohen këtë vit në Berat përfshijnë restaurimin e peizazhit historik urban të Lagjes “Goricë’’, rehabilitimin urban të Sheshit “ Iljaz Vrioni’’, restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish-Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull, përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës “Antipatrea’’ në qendër të qytetit, si dhe rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve dhe vendosje sinjalistike turistike dhe tabelat informuese për vizitorët.

z.tosku/  /a.g/

#tdi_1_a1e .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/117304673_3412198558837531_3715684817211498648_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a1e .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/117307897_3412198825504171_5448665459265431035_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a1e .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/117189899_3412198555504198_8146765203486736034_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a1e .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/117242145_3412198675504186_2215782798524764241_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re