10 gusht Në Berat po vijojnë me intensitetet punimet për implementimin e programit të mirëmbajtjes së rrjetit rrugor në zonat rurale.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka njoftuar përfundimin e rrugës së fshatit “Karkanjoz”, e cila është 6.5 km dhe u shërben rreth 180 familjeve në Rabiak dhe Karkanjoz.

Sipas tij, sot nisin punimet në fshatin “Bogdan”.

Paralelisht brenda në qytet po punohet për fazën e fundit të rehabilitimin e rrugës “Antipatrea” përmes vendosjes së sinjalistikës e cila përmirëson edhe sigurinë rrugore.
Disa nga projektet që kanë nisur të zbatohen këtë vit në Berat përfshijnë restaurimin e peizazhit historik urban të lagjes “Goricë’’, rehabilitimin urban të sheshit “Iljaz Vrioni’’, restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish-Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull, përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës “Antipatrea’’ në qendër të qytetit, si dhe rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve dhe vendosje sinjalistike turistike dhe tabelat informuese për vizitorët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re