Skip to content

Investimet në blloqet e banimit/ Nis ndërhyrja në rrugën “Xhorxhi Martini”

Rruga “Xhoxhi Martini” dhe rrugicat lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Erind Bejko u shpreh se me përfundimin e asfaltit, por edhe nw sinjalistikën rrugore lagjja do të transformohet plotësisht.

 

ERIND BEJKO

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I RRUGËVE

  “Prej më se një jave jemi fokusuar në këtë bllok pallatesh. Është punuar nën tokë me zgarat e shiut, është punuar me asfaltimin, me ndriçimin dhe tani fillojmë me sinjalistikën horizontale dhe vertikale”

 

Ndwrsa administratori i Njësisë numwr 2 shtoi se Florian Pullazi tha se kjo rrugë ka qenë një kërkesë e komunitetit të zones.

 

FLORIAN PULLAZI

ADMINISTRATORI I NJËSISË NR.2

“Kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës. Kjo rrugë lidh pjesën e Shkollës Pedagogjike dhe Pazarit të Ri, ka një qarkullim shumë të lartë”

 

Ky është një tjetër investim që iu shtua zinxhirit të ndërhyrjeve në segmentet rrugore të kryeqytetit.