Kryeministri Edi Rama, nga Samitin e Korridorit Jugor të Gazit, u shpreh se investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore.

Kreu i qeverisë, i cili ishte i ftuar nderi i Presidentit të Azerbajxhan, Ilham Alijev, u shpreh se duhet të nisin bisedimet për hidrogjenin e gjelbër, pasi sipas tij hap shumë mundësi për ekonominë.

Rama theksoi se po synon të ndërtojë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë

“Duke u mbështetur në përvojën e bashkëpunimit me TAP, në bashkëveprim me partnerët tanë synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug”, tha ai.

Edi Rama: “Korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurtë. Ndërsa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëngshëm natyror, korridori jugor i gazit pa asnjë dyshim do të mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme e të konkurrueshme të transportimit të gazit që vjen në BE, me % e gazit rus në BE që po bie dhe në agjendën e gjelbërt dhe përpjekjet për çkarbonizim.

Për aq sa i takon vendit tim, Shqipërisë, ne jemi të pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit trans Adriatik që është një lidhje jetike në korridorin jugor të gazit. Ne synojmë të kapitalizojmë më tej këtë korridor transformuar duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripëritshme.

Për ne investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë pa asnjë dyshim thelbësore, vitet e fundit e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të tranzicionit të gjelbër dhe inovacionit në sektorin energjetike. Nisja e dialogjeve për hidrogjenin e gjelbër, në kontekstin e korridorit jugor të gazit, është shumë e rëndësishme dhe përmirëson vlerën e kësaj nisme vizionare;

Çel mundësitë të reja ekonomike, pozicionin korridorin si një nismë largpamëse që u përgjigjet kërkesa në zhvillim të një bote që gjithmonë e më tepër po përqendrohet tek ç’karbonizimi.

Miqtë tanë Azerbajxhanas kanë qenë të paçmuar vërte për të hartuar skenarët më të mirë të mundshëm për shfrytëzimin e infrastrukturës sonë ekzistuese.

Po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit, e kemi nisur këtë proces.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re