Qeveria synon te zgjasë sezonin turistik nëpërmjet investimeve. Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri e ai i Turizmit Blendi Klosi ishin ne Jale ku inspektuan parkun e aventurës ne te cilin aplikohen sporte te ndryshme.
 
“Që turizmi në jugun e Shqipërisë të jetë një paketë e diversifikuar, pra jo vetëm plazh por të ketë sporte të kombinuara dhe me bukuri të tjera të natyrës. Qëllimi është që të zgjatet sezoni turistik, të vijnë njerëz që i pëlqejnë këto sporte, të vijnë të huaj të cilët nuk duan vetëm bregdetin shqiptar, por duan të kenë një paketë më të diversifikuar. Unë kam kënaqësi që e mbështes këtë iniciativë dhe jemi bindur që kjo do të shtrihet në shumë pika të tjera të zonës”,
 
Ministri Klosi, tha se sfida kryesore është qe turizmi te shndërrohet ne dege te rëndësishme te ekonomisë.
 
 “Sot akoma jemi në fazën që turizmi trajtohet si një shërbim. Ne padyshim nëqoftëse nuk e kthejmë turizmin në një ekonomi, ekonomi e cila prodhon të mira, prodhon para, prodhon punësim nuk do jemi aty ku duhet. Siguria në plazhe dhe pastërtia në plazhe këtë vit është shumë herë më mirë se një vit më parë, por ama kemi nevojë që të vazhdojmë dhe të edukojmë qytetarët shqiptarë për aksionet tona të mëdha në kuadër të mbajtjes pastër të plazheve”
 
Ministri Gjiknuri inspektoi edhe punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së Pilurit, duke thënë se infrastruktura do te përmirësohet edhe ne fshatra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re