Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Armando Subashi panë sot nga afër punën që po kryhet për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapsirave të reja publike për banorët e zonës.
Sipas Ballës projekti parashikon ndërtimin e unëzas dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit.
*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *
Fier📍Vijon puna🚧 për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.
Falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e #Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapsirave të reja publike për banorët e zonës.
Projekti parashikon ndërtimin e unëzas dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim🌳 ndriçim💡etj.
Ky investim pritet t’i japë zonës një standard të ri infrastrukturor, hov zhvillimit ekonomik dhe cilësi më të mirë jetese për banorët. Premtim i mbajtur👏#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱☀️