Kryeministri Edi Rama ka folur për projektet turistike të dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Kreu i qeverisë u shpreh se ideja e projektit ka lindur përpara se ai të bëhej kryeministër, duke shtuar se ka në tryezë një ofertë fantastike.

Edi Rama u shpreh se do të shqyrtohet sipas ligjit oferta e kompanisë amerikane Affinity Partners, të sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump.

Ai theksoi se nuk do të negocionet për interesa personale, por për interesa të publikut.

 “Ideja e projektit ka lindur përpara se unë të bëhesha kryeministër. Unë flas për fakt, kemi në tavolinë një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit, si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar që nuk negociojmë interesa personale por interesat e publikut për çdo hap, siç është Porti Durrësit”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re