Skip to content

Investimet në Voskopojë shtojnë fluksin e turistëve

Fshati turistik i Voskopojës vizitohet çdo ditë nga grupe të ndryshme turistësh. Edhe në një ditë me shi, vizitorët e huaj nuk kanë munguar në kishat e fshatit të njohur.

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, thotë se turistët ndjekin guidën e saj gjatë vizitave në Voskopojë.

 

Investime të konsiderueshme janë kryer gjatë vitit të kaluar në Voskopojë me një vlerë reth 5 milon euro. Katër kisha dhe manastiri i Shën Prodhromit që janë objekte të preferuara si nga vizitorët vendas e të huaj janë në ristrukturim.

 

Pas gjithë këtyre investimeve janë shtuar vizitorët në fshatin e njohur turistik. Voskopoja ka kapacitet maksimal akomodimi me disa hotele e bujtina për të përballuar vizitorët e shumtë gjatë gjithë vitit.