Kryetari i bashkisë  se Tiranes inspektoi punimet që po kryen në godinën nr. 5 në qytetin studenti. Erjon Veliaj tha se në këto godina nuk ishte vënë dorë që prej prej dekadash.

 

Erion Veliaj

Jam jashtëzakonisht i mahnitur! Është si dita me natën krahasuar me çfarë gjetëm dy muaj më parë, me kushtet që ishin trashëguar ndër vite. Unë besoj se në fund, kur mbarojnë fjalët, ajo që ngelet është vepra. Sot ka mbaruar konvikti i parë që është rikonstruktuar me themel, falë donatorëve që iu përgjigjën thirrjes së Kryeministrit, bashkisë dhe gjithë qeverisë”.

 

Kryebashkiaku pohoi se rikonstruksioni i konvikteve është vëtëm një pjesë e punës, pasi objektivi kryesor eshte ndertimi i kampusit universitar.

 

ERION VELIAJ

“Është vetëm fillimi, teksa i gjithë Qyteti Studenti rreth nesh është kthyer në një kantier ndërtimi. Unë besoj se në kohë rekord, me standardin që kemi vendosur, me ujë të rrjedhshëm, me dyfishim e nyjeve higjieno-sanitare, me sallë dinjitoze studimi, me veshje kapot, që tashmë në një ditë me shi si sot ndihet diferenca e ngrohtësisë në këto ambiente, kam vetëm një kërkesë të fundit: ta mirëmbajmë që brezi tjetër i studentëve që do të vijnë në Tiranë të gjejnë të njëjtat kushte, me të njëjtin standard, dhe të kemi mundësi që duke u liruar nga puna këtu, të vazhdojmë të meremetojmë hapësira të tjera për studentët, teksa jemi në pritje të fillojmë mega-projektin e kampusit universitar.

Veliaj bëri të ditur se paralelisht me punën për përmirësimin e insfrastrukturës në godinat e banimit, qeveria po punon për zbatimin e një tjetër pike të Paktit për Universitetin, që ka të bëjë me punësimin e studentëve ekselentë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re