Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku partitë janë fokusuar tek programet elektorale, investitorët e huaj kanë disa propozime konkrete që i  shërbejnë përmirsimi të klimës së biznesit.

Në një deklaratë për shyp, ben te ditur Vizion Plus, shoqata e investitorëve të huaj e vë theksin tek nevoja urgjente për të cuar përpara reformën në drejtësi. Pa një sistem drejtësie efektiv nuk mund të ketë një klimë të favorshme biznesi.

Investitorët e huaj kërkojnë që partitë politike të bëjnë pjesë të programeve të tyre disa nga sfidat me të cilat po përballet ekonomia, ku në vecanti duhet të  ketë një transparencë më të madhe në vendimet e adminsitratës fiskale,  përmirësim i procesit të lejeve dhe zvogëlim i vonesave në marrjen e lejeve të ndërtimit.

Njëkohësisht investitorët e vënë theksin tek sjellja e adminsitratës ndaj biznesit për të shmangur veprimet arbitrare. Paralelisht ata kërkojnë që të ketë një skemë garancie për të mbrojtur bizneset nga katastrofat  mjedisore apo shëndetësore, si në rastin aktual të Covid19.

Qëndrimi I biznesve të huaja fokusohet edhe tek investimet dhe nxitja e konkurrecës, ku projektet e reja të jepen nëpërmjet një procesi konkurrues.