Në Durrës vijon evidentimi i dëmeve të tërmetit. Aktualisht inspektorët po kryejnë vëzhgime në pallatet 5-8 katëshe, ndërsa vijon puna për shembjen e hoteleve të shpallura të pasigurta.

Dëmet në zonën e plazhit janë mjaft të mëdha. Një pallat në zonën ku janë shembur ndërtesat e para, është carë nga të gjitha anët, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë shpresa që ky pallat të rikonstruktohet.

“Është shkatërruar çdo gjë”

“Shtëpinë e kemi afër dhe rrezikojmë edhe në qe e kemi shpinë afër pallatit. Presim të vijnë ekspertët”

Godina 12 katëshe në lagjen 17 në të cilin banojnë 285 familje është vizituar së fundmi edhe inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo, e cila i ka qetësuar banorët duke thënë se janë dëme të riparueshme dhe ndërtesa nuk ka rrezik shembjeje.

Bozo: Nuk e jap unë përgjigjen, por më duket që janë defekte që riparohen. Muratura duhet bërë sipas rregullave teknike.

Në terren grupet e ekspertëve vendas dhe të huaj vazhdojnë punën për të parë me hollësi dëmet që kanë pësuar banesat në qytet dhe lagjet periferike të tij.

Grupet e ekspertëve shoqërohen nga inxhinierë të ARRSH dhe atyre që ka vënë ën dispozicion bashkia e Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re