Inxhinierja e njohur e ndërtimit, Prof. Dr. Luljeta Bozo, duke folur në RTSH në lidhje me shkatërrimet nga tërmeti në zonën e Durrësit, theksoi se në këtë zonë ishte kategorikisht e ndaluar të ndërtohej para viteve ‘90.

Ndërkaq, “pallatet në Thumanë janë ndërtuar para viteve ’90 me kontribut vullnetar”, tha ajo.

“Në disa pallate të shembura brezi sizmik mungon”, tha zonja Bozo.
“Për çdo lloj dëmtimi nga tërmeti duhet gjetur shkaku”, sugjeroi ajo.

“Nëse do të zbatoheshin kushtet teknike, nuk do të kishte kaq shumë dëme”, tha Prof.Dr. Luljeta Bozo në RTSH24.

Inxhinierja ishte kategorike kur tha se “nuk duhet lejuar të ndërtohet në zonat që janë të rrezikshme”.

Prof. Dr. Luljeta Bozo tha se më e keqja ka kaluar, por tani duhet shumë kujdes në vlerësimin e dëmeve dhe situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re