Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka bërë të ditur se për shkak të luftës në Jemen që nga fillimi i vitit e deri më tani janë detyruar të migrojnë rreth 67 mijë njerëz.

IOM publikoi raportin lidhur me problemin e migracionit që kanë shkaktuar konfliktet që vazhdojnë në Jemen.

“Që nga data 1 janar e deri më 25 shtator të vitit 2021 janë detyruar të migrojnë 11.186 familje”, thuhet në raport dhe theksohet se këto familje përbëhen nga gjithsej 76.116 njerëz dhe se vetëm në periudhën 19-25 shtator janë zhvendosur 635 familje që përbëhen nga 3.810 persona.

Në raport është theksuar se migrimi më shumë është përjetuar nga qytetet Marib, Shabwah, Abyan, por nuk është ndarë informacion lidhur me numrin e përgjithshëm të personave që kanë rënë në situatën e emigrantit që nga fillimi i luftës e deri më tani në Jemen.

– Lufta e brendshme në Jemen

Në Jemen, ku prej një kohe të gjatë dominon de-stabiliteti politik, përjetohen konflikte mes forcave të qeverisë dhe rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani.

Që nga shtatori i vitit 2014, rebelët Houthi mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Houthi.

Sipas OKB-së, në Jemen ku përjetohet një prej krizave më të mëdha të botës, 80 për qind e popullatës ka nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re