Aplikimi i fermerëve për të përfituar nga programi “IPARD 3” i Bashkimit Europian do të nisë pasi struktura e hetimit në komisionin europian të përfundojë verifikimet, për çdo rast dyshimi në Shqipëri.

 

Ministria e Bujqësisë përforcon qëndrimin e saj duke thënë se programi nuk është anuluar, por vetëm transhi i fundit i pagesës së “IPARD 2”.

 

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me OLAF, zyrën e hetimit të komisinit europian dhe jemi në pritje të përfundimi të hetimit që ata kanë dy vite që kanë nisur. Në përfundim të saj do të shohim cilat janë rekomandimet të cilat do të reflektohen në programin e radhës dhe më pas do të nisin aplikimet. E sigurt është që program nuk është anulluar, por kemi të bëjmë vetëm me një këst rimbursimi. – shprehet Enio Civici zv/minister I bujqëisë

 

Paralelisht ministria po rishikon edhe kriteret për të përmirësuar më tej administrimin e këtij programi, duk ju referuar edhe kushteve të BE-së.

 

Përmirismi ka të bëjmë më automatizimin e procedurave. Duam të shmangim sa më shumë ndërhyjen e individit në këtë proces, ndaj dhe po shohim mundësinë përmirsimit të programit.

 

Një ditë më parë, zyra e BE në Tiranë konfirmoi se programi që financohet nga fondet e Bashkimit Europian për të nxitur investimet në bujqësi, është pezulluar përkohësisht, pasi ka raste të abuzimeve me fondet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re