Apple do ta prezantoje celularin e ri iPhone 8 në një ngjarje të veçantë më 12 shtator, dhe do ta nxjerre në shitje atë më 22 shtator.
 
Në këtë ngjarje pritet gjithashtu që të lansohet iPhone 7s dhe 7s Plus, një version të ri të orës së Apple dhe një televizor të ri 4K.
 
Ngjarja gjithashtu pritet të jetë e para që zhvillohet në Teatrin Steve Jobs në zyrat e reja të Apple, raporton Sovrani.
 
Informacionet rreth datës së lansimit vijnë nga operatorët mobil, thuhet sipas mac4ever, të cilët mbështeten në burime të sigurta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re