Qeveria qendrore e Irakut mori nën kontroll qarkun Sinxhar të Mosulit.
 Forcat e sigurisë së qeverisë qendrore të Irakut morën nën kontroll qarkun Sinxhar të Mosulit, i cili më parë ishte nën kontrollin e forcave Peshmerga.
Një nga komandantët e Peshmergëve në Sinxhar, Kasim Shesho në një deklaratë për gazetarin e AA-së njoftoi se një forcë e përbashkët e formuar nga ushtria e Irakut, policia federale dhe Hashdi Shabi ka hyrë në qendrën e qarkut Sinxhar.
Duke bërë të ditur se nuk kanë hyrë në ndonjë përleshje në Sinxhar për shkak se nuk përballeshin me një forcë të barabartë, Shesho pretendon se në mesin e forcave të sigurisë ndodheshin edhe nënsekretarët ushtarakë të ushtrisë iraniane.
Komandanti nga forcat Peshmerga, Shesho thotë se të gjitha ndërtesat e shtetit janë zbrazur.
Në qarkun në fjalë ndodheshin forcat Peshmerga të lidhur me Partinë Demokratike të Kurdistanit (KDP).
Forcat e sigurisë së Irakut, të cilët arritën në Sinxhar në kuadër të operacionit për shpëtimin e Tal Afar-it nga organizata terroriste DEASH, ishin vendosur rreth 30 kilometra larg qendrës së qarkut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re