Skip to content

Irak, persona të armatosur vrasin kryebashkiakun e qytetit Karbala

Disa persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë kryebashkiakun e qytetit Karbala në Irakun jugor

“Guvernatori Abir al-Khafaju u vra derisa ishte në një fushatë inspektimi kundër shkeljeve në rrugët publike”, njoftoi guvernatori i qytetit Karbala, Nassif Jassem al-Khattabi.

Ai shtoi se “viktima po punonte ditë e natë për t’i shërbyer komunitetit dhe interesit publik”.

Forcat e sigurisë nuk kanë njoftuar asnjë arrestim dhe asnjë palë nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.