Qindra protestues kanë bllokuar sot në mëngjesin hyrjen në Zonën e Gjelbër të ruajtur shumë në Bagdad në shenjë proteste ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të tetorit në Irak.

Protesta e partive politike pro-iraniane u organizua disa orë përpara vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë Federale të Irakut mbi një padi që kontestonte rezultatet e zgjedhjeve.

Forcat irakiane kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar një përpjekje të mundshme të protestuesve për të hyrë në Zonën e Gjelbër, ku gjenden shumica e institucioneve irakiane dhe misionet e huaja diplomatike, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë do të jetë përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.

Blloku, i udhëhequr nga kleriku shiit Muqtada al-Sadr, fitoi zgjedhjet e 10 tetorit, duke fituar 73 vende në parlament me 329 anëtarë. Megjithatë, koalicioni Fatah dhe fraksionet e tjera pro-iraniane pësuan një disfatë të madhe dhe reduktuan numrin e vendeve parlamentare nga 48 në 17.

Hadi al-Ameri, lideri i koalicionit Fatah, ngriti padi në Gjykatën e Lartë Federale për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar shkelje teknike dhe ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re