Të paktën tetë civilë u rrëmbyen dhe u qëlluan për vdekje në provincën Salahdin të Irakut.

“Grupet e armatosura nga forcat Hashd al-Shaabi rrëmbyen 25 civilë më 17 tetor, liruan 13 prej tyre, vranë tetë dhe për katër të tjerë ende nuk ka informacione,” tha në një deklaratë të shkruar organizata Monitori Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriu.

Në deklaratën, ku po ashtu janë dhënë identetet e civilëve të vrarë, thuhet se trupat e tetë personave, përfshirë fëmijë, u zbuluan në një zonë bujqësore me shenja plumbash në kokat dhe gjoksin e tyre. 

Burimet lokale theksuan se autorët, të cilët kanë veshur uniforma ushtarake dhe drejtonin automjete me stemën e Hashd al-Shaabi, donin të hakmerreshin për vrasjen e një prej militantëve të tyre nga DASH.

“Trupat e lënë në tokën bujqësore kishin shenja thike dhe plumbash. Ishte aq e qartë që u torturuan. Këto grupe shpesh rrëmbejnë njerëz dhe nuk kemi dëgjuar për dikë të rrëmbyer më parë”, tha një nga vendasit.

Enes Cercavi, menaxheri rajonal i organizatës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, tha se, “Rrëmbimi dhe vrasja e irakianëve janë një krim kundër njerëzimit”.

Organizata po ashtu i kërkoi qeverisë irakiane të ndërmarrë hapa konkret kundër milicisë dhe të ndalojë kaosin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re