Një sulm me raketa është kryer në aeroportin në qytetin Erbil të Irakut, ku edhe ndodhet baza ushtarake e SHBA-së.

Njësia kundër terrorizmit e Administratës Rajonale Kurde (KRG) në Irakun verior tha se tre raketa u lëshuan në drejtim të qytetit, dy prej të cilave goditën aeroportin ndërkombëtar të Erbilit, ku dhe ndodhet baza ushtarake e SHBA-së, si dhe një ra jashtë zonës.

Ende nuk ka informacione nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re