Njoftohet se një sulm me 6 raketa është ndërmarrë në pjesën civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.

Sipas lajmit të faqes “NasNews” e cila njihet me afërsinë me kryeministrinë, thuhet se një sulm me 6 raketa është ndërmarrë në orët e mëngjesit në pjesën civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Në sulm njoftohet se është dëmtuar një prej avionëve civilë i parkuar i cili nuk kishte njerëz në bord. Po ashtu në lajm janë paraqitur edhe fotografi të avionit civil që është dëmtuar.

Në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit ndodhet edhe një bazë ushtarake amerikane.

Ndërkohë, nga autoritetet zyrtare të Irakut nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re