Iraku nuk pajtohet me sanksionet SHBA-së kundër Iranit, por do t’u përmbahet këtyre sanksioneve për të mbrojtur interesat e saj, ka thënë kryeministri i Irakut Haider al-Abadi.

“Në parim ne jemi kundër sanksioneve në rajon. Bllokada dhe sanksionet po shkatërrojnë shoqërinë dhe nuk janë të këqija thjesht për regjimet”, tha ai.

Al-Abadi theksoi se sanksionet kundër Iranit në Irak i konsideron gabim, të padrejta, por përsëriti se qeveria përmbahen këtyre sanksioneve në interes të popullit irakian, edhe pse nuk ei mbështesin.

Presidenti Donald Trump njoftoi se kompanitë që bëjnë biznes me Teheranin janë njëherësh të ndaluara për të bërë biznes në SHBA, me hyrjen në fuqi të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re