Ministria e Transportit e Irakut njoftoi sot se ka evakuuar 608 refugjatë që ishin bllokuar në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë.

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Irakiane të Transportit të lidhur me ministrinë, Abbas Omran, në një njoftim tha: “Dy fluturime çarter kryen me sukses evakuimin nga aeroporti i Minskut në aeroportet e Erbilit dhe Bagdadit, pas marrjes së miratimeve zyrtare nga autoritetet irakiane dhe bjelloruse”.

Në njoftim shtohet se refugjatët u evakuuan nga aviokompania zyrtare Iraqi Airways e Irakut.

Më 18 nëntor, Iraku njoftoi evakuimin e 430 qytetarëve të tij të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Në fillim të nëntorit, shumë azilkërkues u përpoqën të kalonin kufirin për të hyrë në Poloni nga Bjellorusia, ku aktualisht ka rreth 4.000 azilkërkues të bllokuar, sipas agjencisë polake të shtypit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re