Autoritetet e Kuvajtit kapën tetë ton arkiva të grabitura nga ushtria e ish-Presidentit irakian Saddam Hussein gjatë okupimit 7-mujor të Kuvajtit në 1990 dhe 1991.

Kjo është paketa e tretë e arkivave e kthyer në Kuvajt që nga viti 2019, thanë zyrtarë të Kuvajtit dhe Irakut.

Arkivi i dorëzuar, “ndër të tjera, i përket Universitetit të Kuvajtit dhe Ministrisë së Kuvajtit të Informacionit,” u tha gazetarëve zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit Naser al Hen.

Ministria e Jashtme irakiane tha se Kuvajti kohët e fundit kishte dërguar një listë të arkivave të saj të grabitura në Irak.

Ushtria e Sadam Huseinit pushtoi Kuvajtin më 2 gusht 1990, ndërsa një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA dëboi ushtrinë irakiane në fund të shkurtit 1991.

Kuvajtit dhe Irakut iu deshën 20 vjet për të normalizuar marrëdhëniet, ndërsa Kombet e Bashkuara hoqën sanksionet ndaj Irakut në vitin 2020, shtatë vjet pas vdekjes së Huseinit, i cili u rrëzua në vitin 2003.

Iraku i ka paguar Kuvajtit 51 miliard dollarë dëmshpërblim në 30 vjet, por të dy vendet nuk kanë vendosur përfundimisht një kufi detar, ndërsa çështja e zhdukjes së shtetasve të Kuvajtit është ende e hapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re