Avionët luftarakë të Irakut njoftohet se kanë goditur pozicionet e organizatës terroriste ISIS brenda territorit të Sirisë.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Irakut theksohet se “Në kuadër të udhëzimeve të (kryeministrit), komandantit të Forcave të Armatosura, avionët luftarakë kanë goditur nga kufiri i Irakut pozicionet e organizatës terroriste në territorin e Sirisë”.

Sulmi ajror në fjalë kundrejt pozicioneve të organizatës terroriste ISIS në territorin e Sirisë, është kryer për shkak se organizata terroriste përbën kërcënim për Irakun dhe se kjo do të ndihmojë në mposhtjen e DEASH-it në rajon, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kryeministri irakian, Haydar el-Ibadi, në konferencat për shtyp të kohëve të fundit është shprehur se e kanë përqendruar jashtë vendit luftën e tyre me ISIS-in të cilin e kanë eliminuar brenda vendit ushtarakisht./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re