Drejtësia iraniane ka akuzuar nëntë persona për “korrupsion në tokë”, një akuzë e përdorur shpesh në rastet e spiunazhit ose përpjekjes për të rrëzuar qeverinë iraniane, për vrasjen e një fizikani të shquar bërthamor.

Këta persona akuzohen për “korrupsion në tokë” dhe “bashkëpunim me Izraelin” krime që sjellin dënimet maksimale, për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh në nëntor 2020, shpjegoi Masoud Setagesi, zëdhënës i gjyqësorit.

“Akuza të tjera janë ngritur ndaj gjashtë të pandehurve të tjerë”, shtoi ai, pa specifikuar se cilët.

Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte nën sanksionet amerikane për rolin e tij në programin bërthamor të Iranit, u vra pranë Teheranit në një sulm ndaj kolonës së tij. Ai ishte një nga disa shkencëtarë iranianë raketash ose bërthamore që janë vrarë vitet e fundit në rrethana të çuditshme.

Prokurori i Teheranit, Ali Salehi njoftoi se “15 persona janë marrë në pyetje” në këtë rast, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, pa i përmendur emrat e tyre.

Irani akuzoi Izraelin se qëndron pas sulmit, për të cilin Teherani tha se u krye nga një mitraloz i kontrolluar nga sateliti. Izraeli nuk iu përgjigj kurrë këtyre akuzave.

Në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm izraelit Benjamin Netanyahu e kishte paraqitur Fakhrizadeh si drejtor të një programi sekret bërthamor ushtarak, ekzistencën e të cilit Irani e ka mohuar gjithmonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re