Njoftohet se 528 persona janë plagosur në tërmetin që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin Khoy në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor në Iran.

Muhammad Sadiq Mutamedyan, guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, foli për televizionin shtetëror të Iranit dhe tha se “tërmeti që ndodhi 10 km në thellësi në rajon shkaktoi plagosjen e 528 personave. Nga të plagosurit, 135 u shtruan në spital”.

Më tej Mutamedyan informoi se për shkak të tërmetit dhe pasgoditjeve në pjesët periferike janë shembur plotësisht 50 shtëpi dhe rreth 50 të tjera janë dëmtuar.

Televizioni shtetëror i Iranit kishte njoftuar se një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi në ora 03:51 sipas kohës lokale qytetin Khoy të Iranit, në afërsi me kufirin e Turqisë.

Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kishte informuar se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,6 ballë ishte në një distancë rreth 62 km nga zona Başkale në qytetin turk Van.

Në postimet në median sociale, u theksua se tronditja është ndjerë edhe nga qytetet Van dhe Hakkari të Turqisë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re