Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në kompleksin bërthamor iranian Natanz kishte probleme në funksionim vetëm disa orë pasi filluan centrifugat, të cilat pasurojnë uraniumin më shpejt, raportoi televizioni shtetëror.

Askush nuk u lëndua në incident.

“Incidenti nuk shkaktoi viktima ose ndotje. Rrjeti i energjisë u godit”, konfirmoi Behrouz Kamalvandi, një përfaqësues i programit bërthamor civil i Iranit.

Organizata Iraniane e Energjisë Atomike, pjesa civile e programit bërthamor, nuk e ka komentuar ende ngjarjen.

Një shpërthim misterioz ndodhi në Natanz në korrik, të cilin autoritetet më vonë e përshkruan si sabotim.

Izraeli, armiku kryesor rajonal i Iranit, dyshohet për sulmin, si dhe sulme të tjera.

Irani njoftoi dje se ka vënë në punë centrifuga të reja, të modernizuara që mundësojnë pasurimin më të shpejtë të uraniumit, përdorimi i të cilave është i ndaluar në përputhje me dispozitat e marrëveshjes bërthamore të atij vendi të arritur me fuqitë botërore në 2015.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko