Shpërthimet ndodhën mesditën e së mërkurës pranë varrezave ku është varrosur Qassem Soleimani në qytetin juglindor iranian të Kermanit, raportoi media shtetërore, duke vrarë të paktën 53 persona.

Shpërthimet ndodhën me një distancë prej 10 minutash ndërsa turmat u mblodhën në zonë për përvjetorin e katërt të vrasjes së komandantit të Gardës Revolucionare në një operacion të SHBA-së në Bagdad. Shërbimet e shpëtimit thanë se shpërthimet u shkaktuan nga automjetet që mbanin kamikazë.

Televizioni iranian raportoi për të paktën 71 të plagosur.

Televizioni shtetëror tregoi punonjësit e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe duke u kujdesur për të plagosurit në ceremoni, ku qindra iranianë ishin mbledhur për përvjetorin.

“Ekipet tona të reagimit të shpejtë po evakuojnë të plagosurit… Por ka turma që bllokojnë rrugët,” i tha televizionit shtetëror Reza Fallah, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Kerman.

Soleimani, 62 vjeç në kohën e vdekjes së tij, konsiderohej si një lojtar kyç në operacionet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme dhe ishte përfshirë për shumë vite në aktivitete në të gjithë rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re