Agjencia e inteligjencës e Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se ka arrestuar zëvendësambasadorin britanik në Iran, me akuzën për spiunazh.

Diplomati është një nga disa të huaj të arrestuar nga Garda Revolucionare, raporton Reuters.

Midis të arrestuarve është i dërguari i dytë më i lartë britanik në Teheran, për akte të dyshuara spiunazhi, si marrja e mostrave të tokës në zona të kufizuara.

“Këta spiunë po merrnin mostra dheu në shkretëtirën qendrore të Iranit, ku u kryen stërvitjet me raketa ajrore të Gardës Revolucionare”, tha televizioni shtetëror iranian.

Nuk specifikohet se kush është britaniku i arrestuar, por sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, zëvendës shefi i misionit është Giles Whitaker, i cili mori detyrën në nëntor 2018.

Sipas televizionit shtetëror iranian, mes të arrestuarve ka shtetas të Austrisë dhe Polonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re