Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore iraniane, Valiollah Seif u dënua të me 10 vjet burg nën akuzat e korrupsionit dhe përvetësimit të miliona dollarëve, tha gjyqësori iranian.

Seif dhe dy zëvendësit e tij, të cilët gjithashtu morën dënime me burg, u shpallën fajtorë për “tronditje të tregut të këmbimit valutor, klimën ekonomike të vendit dhe përvetësim”, tha media shtetërore iraniane duke cituar një zëdhënës të drejtësisë.

Televizioni shtetëror raportoi se Seif dhe një nga zëvendësit e tij, Ahmad Araghchi, i cili u dënua me tetë vjet burg, “siguruan kushte të paligjshme për përvetësim prej rreth 160 milion dollarë dhe 20 milion euro”.

Zëvendësi i dytë, Salar Aghakhani, u dënua me 13 vjet.

Seif drejtoi Bankën Qendrore nga 2013 në 2018 në administratën e ish-Presidentit Hassan Rouhani. Ai u pasua nga Abdolnasser Hemmati.

Departamenti i Thesarit i SHBA vendosi sanksione ndaj Seif në 2018 për shkak të transferimit të miliona dollarëve për grupin libanez Hezbollah, i cili gëzon mbështetjen iraniane, raporton Reuters.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re