Ministrat e jashtëm kinezë dhe iranianë kanë nënshkruar një marrëveshje 25-vjeçare të bashkëpunimit tregtar.

Nënshkrimi u bë në një ceremoni që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

“Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të preken nga situata aktuale, ato do të jenë të përhershme dhe strategjike,” cituan agjencitë të thoshte ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili nënshkroi marrëveshjen me homologun e tij Mohammad Javad Zarif.

“Irani vendos në mënyrë të pavarur për marrëdhëniet e tij me vendet e tjera dhe nuk është si disa vende që ndryshojnë pozicionin e tyre me një telefonatë të vetme,” thanë ata.

Wang u takua me Presidentin Hassan Rouhani përpara nënshkrimit të marrëveshjes, e cila përfshin investime kineze në sektorë kryesorë siç janë energjia dhe infrastruktura.

 “Marrëveshja është një shembull i diplomacisë së suksesshme,” tha këshilltari i Rouhanit Hesameddin Ashen për mediat iraniane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re