Akademiku Ahmed Reza Jalali, shtetas i dyfishtë iraniano-suedez, i cili u dënua me vdekje për spiunazh të dyshuar në emër të Izraelit në Iran, do të ekzekutohet deri më 21 maj.

Sipas lajmit të Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), duke cituar një zyrtar të paidentifikuar, ekzekutimi i akademikut Jalali, i cili u dënua me vdekje me akuzën e “veprimit të spiunazhit në emër të Izraelit në Iran dhe rolit në vrasjen e fizikantëve bërthamorë iranianë”, do të realizohet deri më 21 maj.

Jalali, i cili është mjek dhe pedagog në Institutin Karolinska në Stokholm të Suedisë, u arrestua në Iran në prill 2016. Jalali u dënua me vdekje për sigurimin e informacionit për agjencinë e huaj të inteligjencës izraelite Mossad dhe për spiunimin e vrasjes së fizikanëve bërthamorë iranianë ndërsa vendimi u miratua nga Gjykata e Lartë iraniane në vitin 2017.

Ministria e Punëve të Jashtme suedeze njoftoi se i dha nënshtetësinë Jalali, i cili ishte i burgosur në Teheran, në vitin 2018.

Dënimi me vdekje për Jalalin, i cili është shtyrë që nga viti 2017, erdhi pasi u kërkua një dënim i përjetshëm për ish-zyrtarin gjyqësor iranian, Hamid Nouri i cili u gjykua në Suedi me akuzat për “krime lufte” dhe “vrasje me dashje”.

Duke argumentuar se akuzat për ish-zëvendësprokurorin Nuri, i cili pretendohet se kishte rol në vendimet e ekzekutimeve masive të vitit 1988 në Iran dhe që u arrestua në Suedi në vitin 2019, janë të pabaza, qeveria iraniane thirri ambasadorin e Suedisë në Teheran më 2 maj në Ministrinë e Jashtme për të përcjellë kundërshtimet e saj për këtë temë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re