Për ditën e Fiter Bajramit dy skuadra myslimane, Irani dhe Maroku zbritën të fushë për të luajtur mes tyre ndeshjen e parë të grupit B. për ta kompletuar si një sfidë brenda familjes myslimane ajo u gjykua nga turk Çakir.
Ndeshja nisi më mirë për Marokun që në fillim krijoj disa raste shënimi ku ai i Hakimit ishte edhe më pastri por pa ia dalë të shënoj. Me kalimin e minutave Maroku e ul tempin dhe nga kjo përfitojnë iranianët që provojnë të ngacmojnë me yllin e tyre Azmon por pa ia dalë të shënojnë.
Ndërsa pjesa e dytë mund ti cilësojmë skuadrat si atletike dhe se luftuan në mesin e fushës pasi pak rrezikshmëri krijuan në portat respektive. Kjo ndeshje po dukej e destinuar deri në fund për ty mbyllur në një barazim pa gola dhe me një ritëm që po bnte deri në minutën e pestë shtesë.
Gjatë zhvillimit të një goditjeje dënimi në favor të Iranit dhe një top në zonë ku Bohaduz gabon shënjestër dhe dërgon topin në portën e tij. Ashtu, si ndeshja e drekës edhe kjo ndeshje vendoset në fund por këtë herë janë vet marokenët që i bëjnë të keqen vetes./Berati.TV
Irani 1-0 Marok
Shënues: Bohaduz 90’+5’(a)

