Në më pak se 1 vit që është ulur në karrigen presidenciale, kreu i shtetit thirri këtë të martë për të tretën herën mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të njëjtën çështje: “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.

Presidenti mendon se në një vjetorin e sulmeve kibernetike nga shteti i Iranit është momentin për të reflektuar mbi to, pasi siç pohon, në harkun e një viti ato janë shtuar dhe sofistikuar. “Pavarësisht masave të marra, aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe të financuar nga Republika Islamike e Iranit, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më komplekse duke rritur shkallën e vështirësisë së përballimit të tyre. Kam thirrur këtë mbledhje sot për të bërë një analizë të gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, si dhe për të diskutuar për sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballemi.

Gjithashtu, pothuaj një vit pas sulmeve shkatërrimtare është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme dhe ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike”, deklaroi Edi Rama. Presidenti e sheh si shqetësim dhe sulme të formave të tjera, që siç thotë kanë ardhur nga Irani, përfshirë dhe kërcënimet diplomatike. “Në këtë takim të sotëm, krahas sigurisë kibernetike ne do të diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare, të cilat janë kryesisht të lidhura me kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin këto në formën e propagandës, kërcënimeve diplomatike apo me natyrë hibride”, u shpreh kreu i shtetit.

Veç anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ku për herë të parë mori pjesë dhe drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Vlora Hyseni, të ftuar për të raportuar mbi masat që kanë marrë për parandalimin dhe mbrojtjen kibernetike, ishin dhe krerët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re