Irani ka lëshuar një urdhër arrésti dhe i ka kërkuar Interpolit ndihmë për të arréstuar presidentin amerikan Donald Trump si dhe dhjetëra persona të tjerë, të cilët ky shtet beson se kanë kryer sulmin me dron që vrau gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, tha të hënën se Trump, së bashku me më shumë se 30 të tjerë ákuzohen për përfshirje në sulmin e 3 janarit që u vrá gjeneral Qassem Soleimani. Alqasimehr nuk i zbuloi emrat e personave të tjerë të kërkuar, përveç Trump-it, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë atë edhe pasi të mbarojë mandatin si president.

Ndërkohë Interpol, e ka refuzuar kërkesën e Iranit për ta ndihmuar në árrestimin e Trump. Interpol që e ka bazën në Francë, tha se kushtetuta e vet e ndalon të ndërmarrë “çdo ndërhyrje ose veprimtari me karakter politik, ushtarak, fetar ose racor”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re