Për shkak të borxheve të papaguara për gazin e dorëzuar, Irani ka pezulluar furnizimin me këtë nergji në Irak, gjë që ka sjellë probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike në disa rajone të Irakut.

Ministria irakiane e Energjisë Elektrike tha se ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga mbyllja e katër tubacioneve të gazit nga Irani fqinj.

Kështu, furnizimi ditor i gazit nga Irani në Irak u reduktua nga 50 milionë metër kub në 8.5 milionë.

Ministria irakiane e Energjisë Elektrike tha se furnizimi me gaz është ndërprerë për shkak të borxheve të grumbulluara dhe i bëri thirrje Ministrisë së Financave që të zgjidhë problemin.

Përveç kryeqytetit, Bagdadit, ndërprerjet disa orëshe të energjisë vazhdojnë edhe në provincat e Kirkukut, Diyala, Najaf, Qerbela, Kadisiye, Musenna dhe Babilonia.

Ndërprerja e energjisë në mes të një dimri të ftohtë sigurisht që po ua vështirëson jetën irakianëve, siç konfirmoi një banor i Bagdadit dhe tregtari Felah Muhsin për një gazetar nga Anatolia.

“Kur kthehem nga puna në mbrëmje nuk ka as ujë as rrymë në shtëpi. Ne e ngrohim ujin e banjës në një tenxhere,” tha Muhsin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re