Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Kombëtare të Gazit Natyror të Iranit (NIGC), Majid Chegeni, tha se nëse vendi i tij eksporton gaz natyror në Evropë, kjo do të realizohet përmes Türkiyes.

Chegeni foli për Agjencisë e Lajmeve të Punëtorëve Iranianë (ILNA) dhe dha informacione rreth qasjes së vendit të tij për të ardhmen lidhur me eksportin e gazit natyror.

“Nëse eksportojmë gaz natyror në Evropë, kjo do të bëhet përmes Türkiyes”, tha Chegeni.

Duke bërë të ditur se gazin natyror të Iranit e duan edhe Pakistani, Afganistani dhe Omani, Chegeni tha se negociatat janë në rendin e ditës, por infrastruktura e nevojshme për të nënshkruar marrëveshje me disa prej këtyre vendeve nuk është ende e gatshme.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re