Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar këtë të mërkurë se Teherani do ta shfuqizojë marrëveshjen bërthamore të 2015 nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të tërhiqen.
Gjatë fjalimit të tij për televizionin shtetëror iranian, Khamenei nënvizoi gjithashtu se Teherani do ta vazhdojë programin bërthamor, pavarësisht presioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për ta pezulluar atë, pasi sipas tij raketat po zhvillohen vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo sulmuese.
Lideri suprem iranian tha se do t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore të 2015 me fuqitë botërore, për sa kohë të respektohet nga nënshkruesit e tjerë.
Deklaratat e Ali Khamenei, vijnë 5 ditë pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, refuzoi të çertifikonte marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe gjithashtu kërcënoi se mund ta përfundonte atë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re