Skip to content

Irani paralajmëron SHBA: Garda nuk është një organizatë terroriste

h 51009039

Irani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për “një katastrofë” të mundshme nëse Uashingtoni fut në listën e organizatave terroriste Gardën e saj Revolucionare.

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif tha se vendimi i mundshëm avokon për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Presidenti i SHBA, Donald Trump duhet të jetë i kujdesshëm për të mos parë ndonjë katastrofë tjetër”, shkroi diplomati më i lartë iranian.

Sipas Wall Street Journal, qeveria amerikane ka në plan të përfshijë Rojet Revolucionare në listën e organizatave terroriste të huaja javën e ardhshme.

Garda është një pjesë e elitës së forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

Garda Revolucionare është e ndarë dhe paralel me ushtrinë e rregullt iraniane, zotëron forcat e saj të aviacionit, marinës dhe tokës.

Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu kontrollon forcat raketore iraniane dhe ka ndikim të madh politik dhe ekonomik në vend.

Ajo u themelua në vitin 1979, si forcë besnike e Ayatollah Ali Khomeini, por gjatë luftës Iran-Irak u bë një forcë e plotë ushtarake.

Vëzhguesit besojnë se vendosja e Gardës Revolucionare një organizatë terroriste është ekuivalent me faktin se i gjithë lidershipi politik iranian dutet në listën e terroristëve.