Irani po përgatit një projektligj të ri që rregullon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të kufizuar lëvizjen e anijeve të disa vendeve, përfshirë ato të Izraelit.

Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i parlamentit iranian, Hamidreza Haji-Babaei, i cili deklaroi se ligji i ri synon të vendosë rregulla më të rrepta për kalimin në këtë rrugë detare strategjike.

Sipas tij, drafti parashikon që anijet nga “shtetet armike” të mos lejohen të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, përveç rasteve kur ato paguajnë dëmshpërblime lufte.

Po ashtu, projektligji do të lejojë kalimin e anijeve të tjera vetëm pas miratimit dhe autorizimit nga autoritetet iraniane.

Autoritetet në Teheran theksojnë se trafiku detar në këtë zonë strategjike nuk do të kthehet në gjendjen e tij para konfliktit, duke sinjalizuar rregulla më të ashpra për një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re