Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh deklaroi se qeveria e re e udhëhequr nga Naftali Bennett, e përcaktuar si “Qeveria e Ndryshimit” në Izrael, nuk do të jetë ndryshe nga e vjetra.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Khatibzadeh iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me axhendën në një konferencë për media në kryeqytetin Teheran.

Duke vlerësuar fundin e mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut në Izrael, Khatibzadeh tha: “Unë nuk mendoj se politikat e regjimit okupues në Kuds do të ndryshojnë me ardhjen e dikujt në qeveri ose largimin e një tjetri”.

Khatibzadeh tha se politikat e ndjekura në Izrael u miratuan nga të gjithë udhëheqësit e vendit.

Ai iu referua takimeve të zhvilluara nga Bashkimi Evropian, Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania e Madhe dhe zyrtarë të nivelit të lartë iranianë në kryeqyteti e Austrisë, Vjenë ku u diskutua kthimi i SHBA-së në marrëveshjen bërthamore. Sipas tij, negociatat vazhdojnë dhe se janë rënë dakord që disa sanksione ndaj Iranit të hiqen.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Iran më 18 qershor, Khatibzadeh tha se ata presin që 3.5 milionë iranianë të votojnë në 234 pika jashtë vendit.

Përfundoi periudha e Netanyahut

Në Izrael qeveria e koalicionit e formuar nën udhëheqjen e Yair Lapid, udhëheqësit të së Ardhmes dhe Naftali Bennett, udhëheqësit të Yamina, mbrëmë morën votë besimi në parlament.

Me marrjen e votëbesimit të koalicionit Lapid-Bennett, Netanyahu humbi postin e kryeministrit të cilin e mbante prej 12 vitesh pa ndërprerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re