Irani ka reaguar ashpër ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane Nasser Kanani dënoi ashpër këtë lëvizje të SHBA-ve.

 

Kanani tha se sanksioent janë të paligjshme dhe se kjo lëvizje si dhe ajo e dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria ka qenë e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara.

 

Deklarata e shpejtë e Amerikës e mbështetjes për akuzat e pabaza të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe hapi i saj i shpejtë që pasoi për të vendosur sanksione të reja ndaj Ministrisë dhe Ministrit të Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, nën të njëjtat akuza të zbrazëta dhe të paprovuara, tregojnë qartë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por administrata amerikane dhe se Tirana ka rënë viktimë e skenarit të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit.

 

Më tej zëdhënësi shton se Amerika prej vitesh i ka imponuar qeverisë dhe kombit shqiptar mbajtjen e MEK dhe i ka ofruar mbështetje të gjithanshme, përveç trajnimit dhe armatosjes në fushën e hapësirës kibernetike.

 

Në fund deklarata e mbyllet duke thënë se Republika Islamike e Iranitdo të përdorë të gjitha kapacitetet e saj në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare për të realizuar të drejtat e kombit dhe për të mbrojtur veten kundër këtij komploti ogurzi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re