Lajmi, i raportuar fillimisht nga Axios, u mohua më vonë nga Irani ndërsa thanë se do i sulmoni brenda 30 minutave anijet amerikane nëse kalonin në Ngushticë.
CENTCOM njoftoi vendosjen e dy shkatërruesve me raketa të drejtuara: USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112).
“Sot, filluam procesin e krijimit të një kalimi të ri dhe së shpejti do ta ndajmë këtë korridor të sigurt me industrinë detare për të lehtësuar rrjedhën e lirë të mallrave“, tha Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.
Forca të tjera amerikane, duke përfshirë dronë nënujorë, do t’i bashkohen operacioneve të pastrimit në ditët në vijim.
