Skip to content

Irani thotë se rrëzoi një “Global Hawk” amerikan

14cf422cadb34b0aa369e25fc940f2d3 18

Garda Revolucionare e Iranit po pretendon se ka rrëzuar një dron “spiun amerikan” në territoret e saj. Pretendimet janë bërë nga televizioni shtetëror në mëngjesin e së enjtes.

Njoftimi lidhet edhe me pohimin që një zyrtar amerikan u dha agjencive të lajmeve,  se një dron i marinës amerikane u rrëzua mbi një territor ndërkombëtar.

Garda iraniane se lloji i dronit të rrëzuar është “Global Hawk”, dhe sipas tyre ai u rrëzua në provincën e Hormozgan. Megjithatë, televizioni shtetëror nuk ka bërë publik asnjë imazh të rrëzimit të përfolur të dronit.

Nëse kjo gjë do të ishte e saktë, ky do të ishte incidenti i radhës në mes të Iranit dhe SHBA-ve, fërkimet ndërmjet të cilëve analistët po i quajnë si shkëndija të një katastrofe globale me përmasa të një luftë të re botërore.