Lektori në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Letërsisë në Universitetin “Kharazmi” në Teheran, Hussein Mohammedi tha se populli i Iranit është në mesin e popujve më të trishtuar dhe depresivë në botë.

Mohammedi i cili ka edhe një libër lidhur me historinë e vjetër të Iranit, në një deklaratë për Agjencinë Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA) ka theksuar se Irani është renditur në vendin e 105-të në mesin 115 vendeve në një hulumtim të zhvilluar në vitin 2015 lidhur me “faktorët e lumturisë”.

Ai potencoi se në vend janë rritur presionet ekonomike dhe depresioni psikologjik dhe se depresioni i përjetuar në popull vërehet edhe në sjelljet në rrugë dhe në jetën reale.

“Jemi në mesin e popujve më të trishtuar, depresivë në botë. Shoqëria jonë e ka humbur lumturinë. Niveli i tolerancës së njerëzve tanë ka rënë shumë në vitet e fundit. Edhe provokimi më i vogël mjafton që të humbasin veten e tyre. Nuk mund të jemi shpresues për ndryshimin e kësaj situate pa u rregulluar kushtet që mbizotërojnë në shoqëri”, deklaroi Mohammedi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re