Në Iran po shtohen thirrjet për dëbimin e ambasadorit francez dhe bojkotimin e mallrave franceze pas deklaratave fyese të presidentit Emmanuel Macron kundër fesë Islame.

Qindra njerëz në rrjetet sociale në ditët e fundit kërkuan një “qëndrim të fuqishëm” nga qeveria e Iranit ndaj “vërejtjeve blasfemike” të Macron-it, duke vlerësuar se janë dëmtuar ndjenjat e muslimanëve.

“Liria e shprehjes nuk është liri për të fyer”, tha Davood Bagherzadeh, një punonjës i sektorit të naftës, duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të ambasadorit në Teheran.

Një student i quajtur Mohammad tha se këto veprime nga udhëheqësit francezë “jo vetëm që përqeshin personalitetet e shenjta të myslimanëve, por shkelin shenjtërinë e të gjitha feve monoteiste”.

Saeed Bahnoud, një tjetër student, tha se “poshtërimi dhe fyerja” nuk duhet të mbesin “pa përgjigje” këtë herë, duke sugjeruar që “dëbimi i ambasadorit francez do të ishte një fillim i mirë”.

Abdul Majid Kharqani, një studiues i teologjisë, vuri në dukje “hipokrizinë” dhe “standardet e dyfishta” të udhëheqësve francezë mbi blasfeminë ndaj personaliteteve të shenjta islame dhe Holokaustin.

“Në Francë, çdo analizë kritike e Holokaustit konsiderohet si një krim i dënueshëm, por Profeti i Islamit tallet me pretekstin e lirisë së shprehjes”, tha ai.

Macron shkaktoi reagime të shumta në botën islame, duke akuzuar muslimanët për “separatizëm” dhe duke e përshkruar Islamin si një “fe në krizë në gjithë botën”.

Kjo përkoi me një veprim provokues nga Charlie Hebdo, një revistë e majtë franceze famëkeqe për botimin e karikaturave anti-islame, të cilat kanë tërhequr zemërim të gjerë në gjithë botën islame.

Muajin e kaluar, revista ribotoi karikaturat që fyejnë Islamin dhe profetin Muhamed.

Karikaturat u botuan për herë të parë në vitin 2006 nga një gazetë daneze Jylllands Posten, duke shkaktuar një valë protestash.

“Kur fyerjet (kundër Profetit të Shenjtë) përsëriten dhe deklaratat e dënimit nuk kanë ndonjë efekt serioz, është koha për të ndërmarrë një veprim serioz”, tha aktivisti Iman Ahangar.

Mohammad Saleh Soltani, një udhëheqës studentor në Universitetin Sharif, tha se “më e pakta” që qeveria e Iranit mund të bëjë në përgjigje të komenteve të pabesa të liderëve francezë është “përjashtimi i ambasadorit francez”.

Ghulamreza Khalilniya, një akademik dhe aktivist i shquar, gjithashtu kërkoi “dëbimin e ambasadorit francez dhe bojkotin e mallrave franceze”.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit të Iranit, Baqer Qalibaf, duke folur në një seancë të hapur të asamblesë të mbajtur sot, dënoi atë që ai e quajti “nivelin më të lartë të shëmtisë” të ekspozuar nga zyrtarët francezë.

Ai tha se Parlamenti dënon njëzëri “vërejtjet e shëmtuara nga zyrtarët francezë”, duke pohuar se “hilet” do të kthehen kundër tyre.

Anëtari hebre i Parlamentit të Iranit, Sameh Yah, gjithashtu denoncoi qeverinë franceze për “vërejtjet blasfemike” të Macron-it, duke thënë se ata “nxisin Islamofobinë” në të gjithë botën.

Dje, këshilltari më i lartë i Liderit Suprem Iranian dhe kreu i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islamik, Ali Akbar Velayati, gjithashtu publikoi një deklaratë ku u bënte thirrje muslimanëve të “prishin komplotet anti-islame”.

Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë të shtunën gjithashtu dënoi “mosrespektimin e Profetit të Islamit”, duke thënë se kjo është “e pajustifikueshme e papërshtatshme dhe e pamatur”.

Megjithatë, iranianët mendojnë se përgjigja zyrtare nga Irani ndaj “rasteve të përsëritura të fyerjes” ndaj figurës më të shenjtë të Islamit nuk ka qenë mjaft e fortë.

Megjithatë, iranianët mendojnë se përgjigja zyrtare nga Irani ndaj “rasteve të përsëritura të fyerjes” ndaj figurës më të shenjtë të Islamit nuk ka qenë mjaft e fuqishme.

Saeed Naeemi, një student i inxhinierisë në Universitetin Sharif dhe një aktivist, tha se është koha të shkohet përtej “dënimeve dramatike” kur fyerjet vazhdojnë të përsëriten.

“Prej kur jemi poshtëruar aq shumë sa që u përgjigjemi kaq pasivisht fyerjeve ndaj figurave tona të shenjta”, tha ai, duke kërkuar dëbimin e ambasadorit francez dhe bojkotin e produkteve franceze.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re