Rregullatori i privatësisë së të dhënave në Irlandë e ka gjobitur Instagramin me një rekord prej 405 milionë eurosh pas një hetimi se si i ka trajtuar të dhënat e fëmijëve, ka konfirmuar një zëdhënës.

Hetimi, i cili u hap në vitin 2020, u fokusua tek fëmijët e moshës 13 deri në 17 vjeç, të cilët ishin në gjendje të drejtonin profile biznesi në Instagram, gjë që lejoi publikimin e adresave të telefonit dhe/ose e-mailit të përdoruesve, shkruan Reuters.

“Ne morëm vendimin përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përfshin një gjobë prej 405 milionë euro”, tha një zëdhënës i Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC), rregullatori kryesor i kompanisë mëmë të Instagramit Meta Platforms Inc.

Detajet e vendimit do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

Miliona gjoba

Zyra për media e Meta-s nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

DPC rregullon Facebook, Apple, Google dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, sepse selia e tyre evropiane është në Irlandë.

Ai hapi një duzinë hetimesh për kompanitë e Meta-s, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp.

WhatsApp u gjobit me 225 milionë euro vitin e kaluar për mospërputhje me rregullat evropiane të të dhënave në vitin 2018. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re